Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Bruksel në kuadër të mbledhje se BE me Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor ku do të diskutohet rreth metodologjisë së re për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale ku pritet nga Presidenti i Këshillit Europain, Charles Michel. Ishte pikërisht ky i fundit i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për tu mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së. Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.
Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës dhe është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...