Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, duke njoftuar për përfundimin me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes në lumin Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër.
Sipas Ramës, kjo ndërhyrje synon përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë të rëndësishme.
“Mirëmëngjes, dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postim./Arbresh.info
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...