Kryeministri Edi Rama e quan një klithëm që duhet dëgjuar taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë sërish kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian, që kërkoi edhe sot heqjen e kësaj takse.
“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa100% mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.
komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn gjatë një vizite zyrtare që pati këtë të hënë në Prishtinë tha se Bashkimi Evropian ishte i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore.
Hahn tha se heqja e barrierave tregtare është një nga qëllimet e BE-së. Hahn lavdëroi angazhimin e Kosovës në këtë drejtim ndër vite, por jo edhe vendosjen e taksës doganore.
Pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se, taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të anulohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...