Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik në Berat.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se një projekt i cili plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban – Berat dhe Urën e Bilçës, shkruan Arbresh.info.
“Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve””, ka shkruar ai.
“Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës”, shtoi Rama./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK