Gjatë intervistës së tij për gazetarin Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Edi Rama i njohu vetes një meritë shumë “speciale”.
Sipas tij, ai është i vetmi kryeministër, nga ata që kanë ardhur dhe nga ata që do vijnë, i cili shkruan personalisht me qytetarët në telefon dhe madje lexon edhe vetë komentet e tyre.
Edi Rama: Unë jam i vetmi kryeministër, mbaje mend këtë se është edhe për ardhmen, nga ata që kanë qenë dhe nga ata që do vijnë merrem vetë personalisht me njerëzit, edhe kur shkruaj në telefon, madje futem dhe lexoj edhe komentet e tyre. Gjëja më e pakëshillueshme se thonë lideri duhet të rrijë larg.
Alfred Lela: E mbani mend kur qortonit Berishën, jep numrin…
Edi Rama: Jo, jo, nuk e kam qortuar që merret me njerëzit. E kam qortuar se vuri një telefon atje dhe thoshte bjerini këtij telefonit kundër korrupsionit. Një telefon i madh nga ato kukullat./oranews/
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...