Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë me Lulzim Bashën edhe në fillim të këtij viti politik gjatë një interviste në emisionin “Java”, në RTSH. Sipas kryeministrit opozita shqiptare ka ndryshuar strategji duke hequr dorë nga teza “o ik, o s’ka” dhe ajo ka zënë mend e do tu rikthehet zgjedhjeve.

“Ajo që ka ndodhur vjet ka qenë një grahmë e madhe e fundit e një politike, e cila tek bojkoti, shantazhi, braktisja e tavolinës, ka pasur një nga kuajt e vet të betejës. Nuk do ketë më parti politike që do ti hyjë një rrugë, që u provua që s’të nxjerr asgjëkundi. Ka qenë një përpjekje me idenë që do ia dalin të krijojnë një situatë pamundësie dhe të më detyrojnë mua të pranoj një zgjidhje çfarëdo qoftë, por kjo nuk ka ndodhur. Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Në këndvështrimin tim kanë filluar të ndryshojnë. Se me sa duket ka rënë teza që o ik o s’ka dhe s’kemi punë me institucionet dhe me procesin demokratik brenda institucioneve. Mendoj që opozita do marri pjesë në zgjedhje pavarësisht se kërkesën do e mbajë të shtruar”, tha kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH.
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...