Parku i Liqenit të Paskuqanit i është nënshtruar një transformimi përmes investimeve të bëra në një sipërfaqe prej 84 hektarësh, që përfshin pedonalen 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash dhe fusha sportive.
Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi parkun, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, tha se projekti ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së pronave përreth.
Gjatë vizitës, Rama theksoi rëndësinë e transformimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin racional të aseteve të gjelbëta.
“Këtu vazhdon puna intensive për një transformim që nuk ndalet. Ky park po merr formën e duhur, dhe imagjino sa bukur do të duket kur kurora e pemëve të rritet në vitet që vijnë. Falë qeverisë, një aset i gjelbër i paçmueshëm po i jepet kryeqytetit nga Kamza. Të mësojmë nga Kamza dhe të ecim në shembullin e saj,” tha Rama.
Parku i Liqenit të Paskuqanit ka rifreskuar peizazhin urban duke promovuar jetën e gjelbër në Kamzë.
/rtsh.al/
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...