Në hekurudhën Tiranë-Durrës vijojnë me ritme të larta punimet, të cilat pritet të përmbyllen në vitin 2024.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj hekurudhe.
Rama tha se “hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024. Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis”.
Kryeministri Rama bëri të ditur se falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.
Hekurudha Tiranë-Durrës konsiderohet si zgjidhja më e mirë për të udhëtuar drejt qytetit bregdetar dhe portit më të madh të vendit, sikundër edhe drejt aeroportit të Rinasit.
Durrësi konsiderohet nyja më e rëndësishme, pasi prej Durrësit do të nisen rrugët e tjera hekurudhore që kanë të bëjnë me Korridorin 8.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...