Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së martës një mesazh në rrjetin social Facebook, duke vënë në dukje nivelin e lartë të gatishmërisë në Velipojë për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe administrimit të mirë të zonave bregdetare në të gjithë vendin. Në përfundim të postimit, Rama uroi qytetarët për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjesi dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit