Kryeministri Rama falënderoi Policinë e Shtetit për menaxhimin e protestave disa mujore dhe të ditës së zgjedhjeve më 30 qershor. Ai tha se ishte evituar një plan antikombëtar.
“Faleminderit. Faleminderit në emrin tim, qeverisë shqiptare dhe çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi që sot ndihet i çliruar nga hija kërcënuese e ankthit për fatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, e cila u vërtit për muaj të tërë nëpër Shqipëri dhe hyri në shtëpitë dhe mendjet e zemra të qytetarëve të këtij vendi falë vënies në zbatim të një plani politik antikombëtar kundër zgjedhjeve, kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë mu në prag të vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Faleminderit për punën mundin dhe sakrificën e forcave të Policisë së Shtetit të cilat mbajtën me përkushtim, dinjitet, profesionalizëm një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike në tërë këto muaj të mbrapshtë”, tha Rama.
Gjatë takimit me drejtues të policisë, Rama dekoroi policen Ina Nuka./TCH
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...