Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka theksuar se mësuesit dhe mësueset me përkushtim dhe dashuri formësojnë brezat e rinj, duke luajtur rol themelor në zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit dhe kultivimit të vlerave qytetare.
Ai ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, duke u uruar “Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!”.
“Në këtë ditë të veçantë, ju falënderojmë për misionin tuaj fisnik dhe për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!”, ka shkruar Çeku.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...