Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Në një reagim në rrjetin social X, Terras tha se në vend të stabilitetit politik, vendi po përballet me pasiguri të re.
“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X.
Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke argumentuar se deputetët nuk arritën ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të paraparë.
🇽🇰⚠️#Kosovo National Assembly failed to elect the President.
It is a serious setback.
Instead of stability, the country faces new political uncertainty.
Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6— Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...