Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që e gjithë politika të bashkohet. “Nuk duhet të ndahemi në task forca” tha kreu i qeverisë.
Edi Rama: Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publik dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task forca të ndryshme që janë praktike e panjohur në planet. Në asnjë vend tjetër nuk është shfaqur task forcë alternative. Task forcë opozitare, presidenciale, dixhtale…për çfarë? Çfarë do të nxjerrim në politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë.
Më erdhi shumë mirë kur kryetari i opozitës dje mbajti një fjalë përpara opinionit publik që ishte as më shumë dhe as më pak por fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit dhe motrat në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot as më shumë dhe as më pak gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit, një dezinformim i pajustifikueshëm.
Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në disa task forca./Ora News.tv/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...