Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të rikthehen në të njëjtën tryezë në përpjekjen e radhës për të zgjidhur krizën politike.”Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës, shefi i Qeverisë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërkohë që nga çadra e protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takimin e parë të thirrur nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama ofroi më pak nga sa kishte propozuar McAllister.
“Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshtë në takim Lulzim Bashës ‘as që i njoh fare ato propozime’. Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhje mëshire, por edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, pastaj të pret fataliteti, të cilin e meriton në çdo formë”, tha Berisha.
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...