Në vitet e fundit, e kam ftuar Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të paktën dhjetë herë të vizitojë Bullgarinë. Kështu tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar qëndrimet e shprehura nga Stevo Pendarovski.
“Në tetor, gjatë hapjes së interkonektorit me ndihmën time para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, RMV mori ndihmë financiare nga BE-ja për blerjen e energjisë elektrike”, shtoi Radev.
Radev theksoi se ishte i pari që e ngriti çështjen e bullgarëve maqedonas.
“Unë kam qenë personi që kam arritur të bashkëpunoj me të gjithë liderët dhe institucionet evropiane që përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e RMV-së të bëhet kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për hyrjen në BE”, tha presidenti bullgar.
Radev shpreson se kryetari i RMV-së do të kuptojë se kjo do t’i ndihmojë vendit të tij të shkëputet nga ideologjitë e së kaluarës totalitare dhe të shkojë drejt demokratizimit të shtetit.
Pendarovski dje tha se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me Radevin, duke theksuar se sipas tij nuk ka klimë të fqinjësisë së mirë./Telegrafi/
NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar ak...
OKB: Mbi 2,500 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe ...
Sulmi terrorist në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë ...
Vritet 35 vjeçarja shqiptare në Itali, u qëllua me armë në r...
Punëtorët shëndetësor të Kardiologjisë sot mbajnë protestë p...
MINT shënon Ditën Botërore të Turizmit