Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga Libohova, e cila sipas tij është kthyer si një “oaz” që pret miq të rinj çdo ditë duke u kthyer në një destinacion tërheqës turistik.
Në shkrimin e tij, Rama rikthehet pas në kohë duke kujtuar Libohovën e “harruar’ nga qeverisjet e kaluara.
Sipas tij, falë përkujdesjes dhe investimeve të bëra, sot Libohova pret jo vetëm vizitorë, por edhe turistë nga e gjithë bota.
“Sot nuk janë marsianët po janë turistë nga të katër anët e botës dhe vizitorë që jo vetëm ngjiten në qytezën e veçantë, për të shijuar bukurinë magjepsëse të kishës së restauruar, historinë, natyrën dhe mikpritjen libohovite, po edhe për të hedhur valle në mbrëmje mbi qilimin e gurtë të Rilindjes Urbane, që pret përditë miq të rinj, aty ku deri dje vetëm përcilleshin përmes gropave e pluhurit të mbeturit që shkonin për në banesën e fundit”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...