Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet.
Ministria e Bujqësisë shqiptare ka vendosur që të ulet numri i lopëve që duhet të ketë një fermer për të marrë financim nga shteti nga 10 që ishte në 5 lopë, ndërsa financimi rritet nga 10 mijë lekë që ishte në 12 mijë lekë.
Gjithashtu ulet numri i deleve dhe dhive që duhet të kesh, nga 100 krerë në 50 krerë bagëti, dhe rritet financimi nga 1200 lekë që ishte në skemën e 2025-ës, shkon në 1500 lekë me skemën e re.
Për bletarinë duhet të kesh minimumi 25 koshere nga 50 që ishte më parë, që të përfitosh financim prej 2 mijë lekë për zgjua, nga 1 mijë lekë që ka qenë.
Ne Skemën Kombëtare të 2026-ës shtohet për herë të parë financimi për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë.
Ndërkohë nga skema kombëtare hiqet nafta falas për fermerët, e cila hyri në fuqi në janar të vitit 2021.
Në skemën e re nafta pa taksa nuk është më si mbështetje financiare, dhe ky ndryshim bëhet pikërisht në kushtet kur vendi po përballet me çmime të larta nafte prej luftës në Lindjen e Mesme./A2CNN
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron