Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte në Greqi si çoban, është gjetur i pajetë pranë kufirit vetëm dy ditë pasi punëdhënësi i tij grek e kishte denoncuar të humbur.
Burime policore bëjnë me dije se viktima është F.K., 60 vjeç, i cili punonte si bari në vendin fqinj. Trupi i pajetë u gjet në malin e Gramozit, në territorin grek, ndërsa hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes janë duke u zhvilluar.
Viktima kishte humbur kontaktet me punën e tij që prej 22 shtatorit dhe ishte deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit. Trupi u gjet sot në afërsi të fshatit Gramoz, në tokë greke, dhe veprimet e mëtejshme po kryhen nga autoritetet e vendit fqinj.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje nëse në trupin e tij ka shenja dhune, ndërkohë që pritet të ketë bashkëpunim edhe me palën shqiptare për hetimet./euronews.al
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...