Bordi i Transparencës në Shqipëri ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve.
Nafta do të shitet me 219 lekë [1.88 euro] për litër, benzina me 195 lekë [1.66 euro] për litër, ndërsa gazi me 78 lekë [0.66 euro] për litër.
Në krahasim me vendimin e fundit më 24 shtator, Bordi ka ulur çmimin e naftës me 4 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës është rritur me 1 lek për litër. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...