Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësojë sot Valdrin Pjetrin si kreun politik për Qarkun e Shkodrës, pas dorëheqjes së tij nga marrja e postit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
Selia-e-PS-2
Ende nuk ka një emër që përflitet edhe pse më aktivi në këtë qark mbetet deputeti Tom Doshi, i cili mbetet përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të datës 23 korrik, kryetari i PS-së, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin si drejtues politik të Qarkut të Shkodrës për t’ia besuar këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri.
Shkarkime të drejtuesve politikë pati dhe në Tiranë, të Blerina Gjylametit dhe në Lezhë, të Lindita Nikollës. Por mbledhja e sotme e kryesisë mësohet se do të fokusohet tek organizimi i procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kur kjo parti është futur në një proces zgjedhor, që nga kryetari i organizatës së partisë e deri te delegatët e kongresit.
Sipas kalendarit të miratuar në asamble, në 16 shtator PS do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15-ditëshin e parë të shtatorit, kur socialistët do të përgatitjen për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegatëve të Kongresit në janar të 2020.
Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, është shprehur se “Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar, automatikisht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar, atëherë kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin”.
AFATET
Organizatat socialiste
16 shtator – 10 nëntor
Kryetarët e PS në çdo bashki
17 nëntor – 7 dhjetor
Konstituimi i KS dhe Asambletë
8-20 dhjetor
Kongresi Zgjedhor
Janar 2020
PANORAMA
KFOR-i zviceran shpreh interesim për luftën kundër korrupsio...
KQZ akrediton 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...