Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë iu bën thirrje shtetasve amerikane që jetojnë në Shqipëri që të shmangin tubimin e së martës që pritet të zhvillohet në Tiranë.
Ambasada thekson se situata në protestë mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
“Ambasada është në dijeni se mund të ketë një protestë edhe në qendër të Tiranës. Protestat mund të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, njofton ambasada.
Të martën pritet të zhvillohet në Tiranë, samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar për një protestë.
Për këtë protestë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot gjatë një konference për media se siguria e liderëve perëndimorë është mbi dëshirën për protestë.
Kreu i Policisë, nënvizoi se më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor lëvizja do të devijohet në rrugë alternative, ndërkohë që nuk do të ketë asnjë pritje për të ndaluar protestën e opozitës.
Ai vuri theksin tek zona e kuqe, pra perimetri i sigurisë nuk do të lejohen qytetarët. /Euronews
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...