Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për sa i përket protestës së thirrur nga Presidenti i vendit Ilir Meta më 2 mars.
Ka qenë ambasadorja Yuri Kim e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku Ambasada i bënte thirrje shtetasve amerikan që të kenë kujdes ditën e 2 marsit gjatë kohës që zhvillohet protesta e thirrur nga Presidenti Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane thuhet se:
“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë të lutur për të shmangur zonën ku janë mbledhur demonstruesit.
Veprimet për të ndërmarrë:
-Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar.
-Monitoroni median lokale për azhurnime.
-Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj.
-Mbani një profil të ulët”.
Kujtojmë se Presidenti Meta e ka thirrur këtë protestë kundër qeverisë së kryeministrit Rama ku këta të fundit i ka konsideruar si “puçistë” që po bëjnë grusht shteti. Në mbështetje të Metës ka ardhur edhe opozita./TCH
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...