Nga 10 euro që do të jetë tarifa e zakonshme për të kaluar në rrugën e Kombit, qeveria synon ta ulë në 3 euro për banorët e Kukësit.
Lajmi u raportua në Tv Klan që citon burime konfidenciale nga negociatat që po bëhen mes qeverisë dhe kompanisë së konçensionarit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Gjithsesi ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, pasi Rama premtoi se do të negociojë jo vetëm me konçensionarin, por edhe me banorët e Kukësit para se të marrë një vendim për tarifën që duhet paguar në sportele.
Disa javë më parë, trau u vendos pa paralajmërim në Rrugën e Kombit, një vendim që shkaktoi irritimin e banorëve, protestën e 31 marsit dhe djegien e ambjenteve të pagesës./tv klan
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...