Ashtu sic e kishte shkruar edhe në një status në Facebook para intervistës, presidenti Ilir Meta ka zbuluar edhe betejën e tij të re, krahas asaj të zgjedhjeve.
Presidenti Meta u shpreh përballë gazetarit Çim Peka se do të nisë betejën për të çmontuar shtetin e propagandës dhe të gënjeshtrës.
‘Beteja është të gjithë sëbashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës.
Unë jo rastësisht erdha në studion tuaj, sepse kam pasur oferta edhe nga kolegët e tjerë.
Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet.
Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së’, tha Presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea