Presidenti Meta ka vlerësuar së tepërmi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Podgoricë, ai u prit nga homologu Milo Gjukanoviç. Kreu i shtetit vlerësoi rolin e shqiptarëve si faktor kyç në rritjen e angazhimit në proceset integruese.
“Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë”.
Presidenti Meta i premtoi homologut Gjukanovi se Shqipëria do të ketë një angazhim më të madh për respektimin dhe promovimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë./TvKlan
Grabiten një këmbimore në Pejë, arrestohen dy të dyshuar në ...
Abdixhiku para Kuvendit të LDK-së: Sot, me demokraci e përca...
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...