Porti i Vlorës ka shënuar sot një ditë rekord, duke arritur nivele të larta të fluksit të pasagjerëve dhe automjeteve që mbërritën nga linjat detare, duke e bërë këtë ditë më të ngarkuar për këtë sezon turistik.
Në mëngjes, porti priti 1,019 pasagjerë dhe 48 anëtarë ekuipazhi, që erdhën me një numër të konsiderueshëm automjetesh: 267 makina, 2 kampingë, 2 minibusë, 1 autobus dhe 4 motoçikleta. Këto shifra e shpallin këtë ditë si më të ngarkuarën për këtë verë.
Fluksi i udhëtarëve pritet të vazhdojë edhe në orët e pasdites, me mbërritjen e një trageti tjetër, i cili do të dyfishojë numrin e pasagjerëve dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes këtij porti strategjik.
Ky volum i madh mbërritjesh tregon rritjen e interesit për Vlorën si destinacion turistik dhe rëndësinë e saj si një nga portet kryesore të vendit në lidhjet me Italinë dhe rajonin./euronews.al
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...