Në hapësirën e portit të peshkimit në Vlorë, ka më shumë anije të mbytura se sa në gjendje pune.
Në gjithë Europën, një port peshkimi është një vend i pëlqyer edhe nga turistët, por në Vlorën që kërkon shumë nga turizmi, flota e peshkimit i ngjan një magazine skrapi.
Pa peshk në rrjeta, peshkatarët ankohen se edhe në tokë nuk kanë ndonjë situatë më të mirë. Porti është ndërtuar në vitin 1980 dhe nuk ka ndriçim e ujë të pijshëm ndërsa kalatat janë të dëmtuara dhe hyrja e portit në det po bllokohet.
Në triport ankorohen 80 peshkarexha, ndërsa pothuajse kaq është edhe numri i anijeve të mbytura ose të braktisura.
Porti që duhet të ishte vetëm i peshkatarëve, përdoret edhe nga policia, si parkim për makinat e bllokuara dhe anijet e sekuestruara./T. Ch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...