Në të gjitha vendet e Europës, për të parë nëse një drejtues është nën efektin e drogave, kryhet ky testim i menjëhershëm.
Por në Shqipëri efektivët e policisë rrugore mund të kryejnë vetëm testin e alkoolit, pasi nuk disponojnë pajisjen për testin e drogës.
Në rast se një drejtues automjeti dyshohet se është nën efektin e drogës, policia rrugore bën shoqërimin e tij për në drejtorinë e policisë dhe këta të fundit janë të detyruar të bashkëpunojnë me spitalet për kryerjen e analizave.
“Zakonisht për të gjithë ata drejtues që dyshohet se janë nën efektin e drogave, ne bashkëpunojmë me drejtorinë vendore. E paraqesim rastin në drejtorinë e policisë vendore e cila merret me rastin sipas legjislacionit”, u shpreh Erjon Ahmeti, Drejtori i Policisë Rrugore, Tiranë.
Jo vetëm droga, por edhe alkooli dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë kthyer në një shqetësim në rrugët e vendit, duke shkaktuar jo pak raste edhe viktima. Tirana mban numrin më të lartë të lejeve të pezulluara për këto shkelje, numër i barabartë me të gjitha penalizimet e tjera në vend.
“Përdorimi i alkoolit dhe ecja me shpejtësi janë shkelje të cilat janë më evidente. Vetëm gjatë muajit tetor, shërbimet e policisë rrugore në tiarën ka bërë të mundur kontrollin dhe parandalimin e 47 drejtuesve të mjeteve në gjendje të dehur për të cilët është marrë masa e arrestit. Për 49 drejtues motoçikletash pa leje drejtimi, për muajin tetor janë 178 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi. Është një nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve”.
Drejtuesit e policisë rrugore thonë me shqetësim se po rritet numri i femrave në timon që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor./klan
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...