Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze, ku në pranga kanë përfunduar 8 persona të një grupi kriminal.
Sipas policisë, aksioni u krye në bashkëpunim me grupet hetimore në Francë, ndërsa gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, janë gjetur disa objekte të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë edhe bizhuteri.
Njoftimi i policisë së Shtetit:
Operacion i koduar “AKUILA 2019”, zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, i koordinuar nga Europol.
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri.
Goditet dhe shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.
Arrestohen 8 persona, nga këta 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri.
Nëpërmjet ndërmjetësimit të oficerit ndërlidhës shqiptar të atashuar pranë zyrave qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, u kryen shkëmbime informacionesh midis grupeve hetimore në Francë dhe zyrës së Task – Forcës “Anti – Skifter”, përgjegjës për të luftuar fenomenin e kriminalitetit shëtitës shqiptar në Shqipëri, për një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe lokaleve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...