Një person është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia i ka gjetur edhe një vlerë të konsiderueshme prej 70 mijë eurosh.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi, Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur. Sipas policisë, shumë e parave e gjetur në automjet dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.
Shtetasi Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër./tch/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...