SPAK ka nisur një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e njohur të Tiranës, ‘Kodra e Diellit’, por edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije për Top Channel, se policia po zhvillon një aksion të antidrogës.
Mësohet se “shënjestra” është një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë, ndërsa po ashtu dyshime ka edhe për një laborator kokaine në zonë.
Aksioni vijon, teksa pritet që të kontrollohen edhe disa banesa. Ky aksion zhvillohet pak orë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit