Shërbimet e Policisë Rrugore në Shqipëri dhe ato të Rendit në Policinë e Shtetit janë në gatishmëri të përforcuar që nga dita e djeshme, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga reshjet e dendura në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, gjatë mesditës së sotme është evidentuar një përmirësim i ndjeshëm i situatës në akset rrugore nacionale.
Megjithatë, zonat e prekura nga rrëshqitjet e dherave apo me prani të ujit vazhdojnë të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet policore.
Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore si dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...