Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, në Malësinë e Madhe në Shqipëri, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit njofton se menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dëguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter. Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet