Në takimin e parë me grupin e aplikantëve në platformën “Deputeti që Duam” për Shqipërinë 2030, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se përmes kësaj platforme do të evidentojnë kandidatura që mund të përzgjidhen në listën për deputetë.
Rama ftoi të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Partisë Socialite dhe që kanë ambicie të aplikojnë në këtë platformë.
“Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja.
Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS dhe ta demonstrosh këtë çdo ditë.
Të gjithë ata që kanë ambicie dhe duan të jenë pjesë e PS të vijnë dhe të aplikojnë në platformë. Do t’ju ndjekim nga larg se si do ta promovoni kandidaturën tuaj”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Gjykata e Tiranës njeh Sali Berishën si kryetar të PD
Bislimi: Vuçiq le të ofrojë një model të autonomisë evropian...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullin pullat postare me Xhamin...
Jeta Zymberi- Selmani kandidatja më e re për deputete nga ra...
Çitaku vizitoi Thaçin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta ndr...
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë nesër vjen për vizitë në Kos...