Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim 34-vjeçari

10:06 | 15 Prill 2021

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në Kavajë. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qyteti, ku janë përfshirë dy 34-vjeçarë pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasi me iniciale E. S. ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh. , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kontrollon zonën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia shqiptare. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara