Prokurorët e Krimeve të Rënda i kërkojnë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mblidhet e të pezullojë nga detyra gjyqtarët e Apelit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, që të tre ata nën hetim për dyshimet se kanë kryer korrupsion.
Në qëndrimin e organit të akuzës u thuhet anëtarëve të KLD se për sa kohë të tre Gjyqtarët e Apelit Durrës janë nën hetim ata duhet të pezullohen derisa në përfundim të hetimeve. Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.
Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda. Si prova, Prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...