Përurohet sheshi ‘Mitsotakis’ në Derviçan këtë të premte.
I pranishëm në përurimin e sheshit të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbajti dhe një fjalim para qytetarëve.
Ai theksoi se do të kishte dëshirë që i pranishëm në këtë përurim të ishte dhe kreu i qeverisë greke, djali i Konstantinos Mitsotakis, Kyriakos Mitsotakis
“Do kisha dashur shumë që sot të ishte dhe Kyriakos Mitsotakis djali i Konstantinos, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur. Me siguri ai do të kthehet në sheshin që nga sot mban emrin e të atit. Më vjen mirë që sot është një deputet tanimë i thinjur i demokracisë së re. Ai shoqëroi Konstantinos. Ai ishte një djalosh i ri pa asnjë thinjë në kokë, i cili më vonë do të bëhej kryebashkiaku që i ktheu Athinës flamurin e lojërave olimpike. Është një nga shembujt e mi frymëzues kur mora Bashkinë e Tiranës, miku im i shtrenjtë Dimitris Avramopoulos”-tha Rama./euronews
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …