Gaqo Gjini, 38-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme në Radhimë pasi u konfliktua me policinë duke provuar të shtëna me armë nga këto të fundit, ka qenë i përfshirë në vjedhjen e bankës BKT në Vlorë dy vite më parë.
Ai, së bashku me Lorenc Gjinin dhe Konstandinos Shakajn, vodhën bankën BKT në lagjen “Hajro Çakërri” më 11 korrik, në Vlorë.
Sipas inventarit të mbajtur nga ana e auditit të bankës atëherë, rezultonte se autorët mundën të marrin prej 6 milionë lekë të reja dhe 33.695 euro.
Lorenc Gjini dhe Konstandinos Shakaj u vunë në pranga, ndërsa Gaqo Gjini jo.
Sot, policia në bashkëpunim me RENEA-n shkuan në banesën e tij t’a arrestonin. Ai tentoi të qëllonte me thikë një efektiv dhe ky i fundit e plagosi me armë zjarri në këmbë. Gjini u shtrua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
E shtëna krijoi panik tek pushuesit në Radhimë, në mes të sezonit turistik.
Sipas njoftimit të policisë, Gjini kërkohej për ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”, shkruan Lapsi
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...