Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta në qytetin e Durrësit ku zona të shumta janë përmbytur. Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
Mësohet se deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila. Familjet e janë sistemuar pranë Kovalishencës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.
Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës./euronews.al
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...