Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark.
Bëhet e ditur se në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit.
Raportohet se një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark.
I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit, prandaj dhe mjekët kanë vendosur një prognozë të rezervuar.
Skena në vendngjarje ishte tronditëse, gjak i derdhur në sasi të madhe mbi asfalt.
Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar me një akt dhune të rëndë.
Dyshohet se ishte i riu me origjinë rumune ai që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin shqiptar.
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani