Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë politike do të futen në garë me një kod të ri elektoral, i cili më shume se sa rekomandimet e OSBE-OHDIR reflekton garancitë qe kërkon opozita jashtëparlamentare për tu rifutur ne sistem.
Formula e re për kompozimin e KQZ, rikthen opozitën jashtëparlamentare ne Kuvend përmes përfaqësuesit te saj, i cili do te ketë te drejtën te përzgjedh apo skualifikojë kandidatet.
Ligji i ri zgjedhor përcakton rregulla strikte sa i takon shfrytëzimit të aseteve publike nga Ekzekutivi, i cili duhet te marrë leje me parë nga KQZ për aktivitet që do te zhvillojë, nëse ato kanë natyre elektorale atëherë transmetimi i tyre ne media bllokohet. Për të shmangur ndikimet ne elektorat 4 muaj përpara zgjedhjeve Qeverise i ndalohet marrja e vendimeve favorizuese për qytetarët si ulje taksash apo rritje pensionesh.
Shqiptarët e diasporës do të mund të zgjedhin deputet vetëm në zonën e Tiranës. Por, në mënyrë që ta ushtrojnë të drejtën për të votuar duhet më parë të plotësojnë një kusht, te regjistrojnë adresën se ku jetojnë që të gjenerojnë të drejtën e votës. Partitë politike kanë rënë dakord ti japin fund materialeve të parapërgatitura nga partitë politike të njohura si “kasetat” ndërkohë me ligj ndalohet transmetimi i intervistave, debateve apo komenteve elektorale ne edicionet informative ne periudhën e fushatës zgjedhore./tch
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...