Digjet një dyqan në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ka qenë ora 02:22 kur janë pikasur flakët e zjarrit në katin e parë të një pallati pranë shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” tek dyqani “XL”.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës me katër efektivë. Zjarri ishte në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, brenda të cilit digjeshin orendi shtëpiake si kanape, krevat, mikrovalë etj.
Është ndërhyrë duke hedhur ujë për izolimin deri në fikjen e plotë të tij. Objekti ishte në pronësi të Bilbil Graçit dhe qiramarrës Edmond Lakta./abcnews.al
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...