Vetëm për një muaj 43 persona në të gjithë Shqipërinë kanë dorëzuar vullnetarisht armët që mbajnë pa leje, duke përfituar në këtë mënyre nga amnistia e miratuar nga qeveria.
Armët janë dorëzuar nëpër komisariate të policisë dhe mësohet se janë kryesisht pushkë dhe automatikë kallashnikov, për të cilat poseduesit janë shprehur se i kanë siguruar nga trazirat e 1997.
Në dhjetor të vitit të kaluar qeveria miratoi vendimin që amniston të gjithë ata që dorëzojnë armët vullnetarisht, i cili parashikon se nuk do të ketë dënime dhe as ndjekje penale për personat që dorëzojnë vullnetarisht deri më 30 prill të këtij viti.
Pak ditë me parë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u bëri edhe nje here thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga kjo lehtësi ligjore, pasi në të kundërtën dënimi për personat që kapen me armë pa leje do te jetë i rëndë.
Kreu i Ministrisë së Brendshme tha se gjatë vitit që lamë pas u kapën dhe u proceduan për armëmbajtje pa leje 1194 persona që i bie mesatarisht 3 persona në ditë, numër shokues sipas tij që nuk gjen krahasim në asnjë vend të rajonit dhe BE-së.
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...