Kjo ka qenë panorama mëngjesin e së dielës në zonën e Divjakës.
Rrebeshet e shiut që përfshinë gjithë territorin mesnatën e së shtunës, u shoqëruan me stuhi ere, duke shkulur nga vendi pemë dhe shtylla elektrike.
Dhjetra makina dhe 13 kabina plazhi u dëmtuan nga rënia e piashave të parkut kombëtar, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Kjo situatë çoi edhe në ndërprejen e energjisë elektrike. Shumë objekte përfunduan në rrugën hyrëse të plazhit.
Sinoptikanët thonë se gjatë natës rreshjet kanë përfshirë gjithë vendin.
Zonat më problematike me rrebeshe shiu, por edhe me stuhi afatshkurtra të erës, kanë qënë brigjet e Adriatikut ku era ka arritur në disa momente shpejtësi deri 60 km/orë.
E diela është pasuar me rënie të ndjeshme temperaturash, duke bërë që termometri të mos e kalojë vlerën e 31° në rang vendi.
Por kjo freski do të harrohet shumë shpejt, pasi sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të fillojnë të rriten duke kulmuar me 37 gradë në mesjavë./Klan

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim