Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi zjarri përfshiu katin e parë të banesës.
Nga informacionet paraprake mësohet se i moshuari 72-vjeç Theodhor Llulla, ishte invalid. Ngjarja u raportua në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.
“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...