Një aeroplan KC-135 Stratotanker i Forcave Ajrore Amerikane, që furnizonte karburant, u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten, tha ushtria amerikane, duke shtuar se incidenti “nuk ishte për shkak të një sulmi armiqësor.
Deklarata nuk specifikoi nëse ndonjë anëtar i shërbimit amerikan u lëndua apo u vra.
“Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar”, thuhet në një njoftim nga Komanda Qendrore e SHBA-së, duke përdorur emrin që Pentagoni u ka dhënë operacioneve amerikane kundër Iranit.
“Dy aeroplan u përfshinë në incident. Njëri prej aeroplanëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul në mënyrë të sigurt. Kjo nuk ndodhi për shkak të sulmit armiqësor apo të zjarrit miqësor”, thuhet në deklaratë.
Të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua, tha një zyrtar amerikan për CNN. Avioni i dytë që u ul në mënyrë të sigurt ishte gjithashtu një KC-135, tha zyrtari.
Në njoftim thuhej se më shumë informacion do të bëhej i disponueshëm ndërsa “situata zhvillohet” dhe kërkohej durim ndërsa mblidhen më shumë detaje “për t’u dhënë qartësi familjeve të anëtarëve të shërbimit”.
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...