Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës sipas tij befasuese të Berishës, se mungesa e kryedemokratit Lulzim Basha në parlamentin e shkuar ka qenë gabim.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Patozi shkruan jo pa ironi se “nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?”.
Postimi i plotë i Astrit Patozit:
TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN
Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.
Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?
Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?
Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.
Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie.
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...