Pasi i vranë shokun Meshini u largua nga vendngjarja, kjo ishte arsyeja

19:34 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vërtetën në lidhje me veprimet e Mario Meshinit, të shoqëruarit të parë në polici pas vrasjes së Devi Kasmit ditën e hënë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Hoxha tha se Meshini është mik i ngushtë me viktimën Devi Kasmin dhe në momentin e vrasjes ai do të takohej me të.

Por ai gjithashtu zbulon se Meshini shkoi të darkonte menjëherë pas ngjarjes pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen, shkruan BalkanWeb

“E vërteta është se Mario Meshini njoftoi menjëherë bashkëshorten e Kasmit. Policia e akuzon pse ka lëvizur nga vendi i ngjarjes, pse nuk ka shkuar në polici. Autori i ka drejtuar pistoletën, dhe kur iu drejtua armën ka ngritur duart lart. Ai ka patur ditëlindjen e të dashurës së vet, dhe rreth 1 orë pas ngajrjes, ka shkuar te e dashura e tij. Dhe të afërt të tij ,e kanë çuar sërish në banesë sepse kishin frikë se nuk dinin kush ishte autori,” tha Hoxha.

Duke hedhur poshtë zërat që ai mund të jetë bashkëpunëtor, Hoxha thotë se: “Nga pamjet shikojmë që është larguar me motorin e vetë, pa skafandër. Lëvizja ka qenë nga vendi i ngjarjes në banesën e tij. Pra, për 4 minuta nga vendi i ngjarjes ka shkuar në banesë. Takimi është lënë se Mario Meshini e ka telefonuar. Devi Kasmi ka ardhur me një Golf në vendngjarje. Njiheshin prej 7 muajsh, janë lidhur më shumë në palestër. Njerëz që e kanë njohur të thonë se ai s’të linte kurrë vend të saktë takimi dhe iu besonte pak njerëzve”

Sipas Hoxhës, “kur Dëfrimi ka ardhur aty, Mario Meshini ka qenë me motor të fikur duke e pritur dhe duke luajtur me celular. Kjo tregon se nuk është ky personi që ka bashkëpunuar”

Dyshimet u ngritën mbi Meshinin edhe për faktin se zgjodhi të darkonte mbrëmjen e vrasjes, por, Hoxha thotë se kishte një arsye të fortë, ditëlindjen e së dashurës.

Hoxha ka treguar se shtetasi grek Eftimiu Eftimius ndiqte prej kohësh Dëfrim Kasmin

Greku madje lëvizte shpesh tek palestra në pronësi të Kasmit, pranë shkollës “Sami Frashëri

“Dëfrim Kasmi, dyshonte tek çdokush, mbante dy armë gjithmonë me vete, një në brez një në çantë. Armën ose i ka rënë kur e kanë goditur. Ai ka qenë në palestër kur vinte re nga kamerat një person të cilin nuk e njihte askush. Ai ka bërë fotografi për ta identifikuar, dhe kur e ka parë sërish, ka dalë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë, shtetasit grek. Greku ka tentuar të njohë vendin, lëvizjet dhe oraret. Por në përpjekje për të njohur terrenin është zbuluar dhe kur Kasmi i ka vënë pistoletën në kokë. Kasmi i ka folur në shqip, greku i është përgjigjur në anglisht. Kasmi i ka bërë kontroll të imtësimshëm, dhe nuk i gjeti armë kur e kapi. E shpëtoi fakti që ai foli në anglisht dhe që nuk kishte armë. Dëfrim Kasmi ka hyrë në palestër e ka dalë, dhe brenda 15 minutave greku është rikthyer në vendin e ngjarjes, dhe kjo i ka shpëtuar Kasmit. Një i huaj që i vihet pistoleta në kokë në një vend si Shqipëria, ai nuk rikthehet kurrë, por greku është rikthyer sërish,” zbuloi Hoxha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme