Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një ditë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, i cili lëshoi akuza të forta kundër kreut të Qeverisë.
Mbledhja e zhvilluar në selinë rozë zgjati rreth 90 minuta dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se Rama ka diskutuar me deputetët dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë për hapat e mëtejshëm të shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Rama nuk i ka komentuar ende deklaratat e presidentit Meta, i cili foli edhe për një ‘grup të strukturar’ që punon kundër interesave të Shqipërisë, ku nuk la pa përfshirë kryeministrin shqiptar dhe miliarderin George Soros.
Sa i përket vendimeve në mbledhje, Kryesia ka vendosur që të thërrasë Asamblenë e PS në fund të muajit korrik.
Ndërkohë që Rama, bëjnë me dije burimet, ka kërkuar të bëhet analiza e rezultatit të votimeve të 30 qershorit, ku Partia Socialiste mori 60 nga 61 bashkitë e vendit për shkak edhe të faktit se opozita nuk iu bashkua garës
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...