Pas zyrtarizmit të koalicionit opozitar të firmosur mes partisë demokratike dhe aleatëve të saj, këta të fundit kanë ndërmarrë një lëvizje organizative përmes krijimit të “Grupimit të Qendrës së Djathtë”, i cili ka për qëllim unifikimin e qëndrimeve të 5 partive të vogla sa i përket kërkesave të tyre për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Partitë e vogla opozitare zotohen përmes krijimit të ‘Grupimit të Qendrës së Djathtë’ se unifikojnë qëndrimin e tyre sa i përket kërkesave për garantimin e standardeve demokratike në zgjedhje.
E duket se i pari qëndrim i përbashkët i partive të vogla opozitare është pikërisht një prej kërkesave të hershme të artikuluaka nga krerët e tyre, ndryshimi i sistemit zgjedhor. Propozimi i 5 partive aleatë të Partisë Demokratike është pikërisht modeli me lista të hapura.
Nard Ndoka: “Kemi bashkëpunim ndër vite për kauzën tonë të përbashkët në shumicën e rasteve si ka qenë kodi zgjedhor”.
Republikanët, Ambientalistët, Demokristianët, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përmes këtij grupimi kanë vendosur të zhvillojnë veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët, në përputhje me platformën e nënshkruar në formë marrëveshjeje me Partinë Demokratike.
Agron Duka: “Faktori kryesor që sjell hemorragji të vazhdueshme është ekonomia, pasiguria, jeta sociale e kulturore”.
Përmes këtij akti partitë e vogla opozitare zotohen të kenë qëndrime të unifikuara në kërkesat që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.
Fatmir Mediu: “Garantohet që vota e qytetarëve shkon tek kandidatët që ata duan dhe jo tek kandidatët që paracaktojnë liderët e partive politike”.
Takimi i zhvilluar në tiranë, do të përsëritet në çdo qark të vendit, ku bazuar në strategjinë e përbashkët politike do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet i aksionit opozitar./abcnews.al
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit